Branimir Stojanoviq: Mustafa asnjëherë se ka kërkuar shkarkimin e Jabllanoviqit

Branimir Stojanoviq: Mustafa asnjëherë se ka kërkuar shkarkimin e Jabllanoviqit

Branimir Stojanoviq: Mustafa asnjëherë se ka kërkuar shkarkimin e JabllanoviqitZv.kryeministri i Qeverisë së Kosovës, nga Lista Serbe, Branimir Stojanoviq, ka thënë se kryeministri Isa Mustafa, asnjëherë nuk ka biseduar me Aleksandër Jabllanoviqin për shkarkimin e tij.Sipas tij, Jabllanoviq nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje e as nuk do të shkarkohet.

“Më asnjërin nga ne nuk ka biseduar askush për shkarkimin e Jabllanoviqit”, ka thënë Stojanoviq për klan Kosova, transmeton Gazeta Tribuna.

E duke folur rreth gjigantit metalurgjik Trepça, ai ka thënë se nuk duhet përjashtuar mundësia që Trepça të jetë pjesë e dialogut në Bruksel.