Braktisi shkollën, babai e lidh me zinxhirë

Braktisi shkollën, babai e lidh me zinxhirë

Policia ka nisur të kërkojë një baba i cili lidhi fëmijën e tij adoleshent me zinxhirë në fyt dhe e izoloi pranë një shtylle tensioni. Babai nga Kamboxhia dëshironte në këtë formë të ndëshkonte 13 vjeçarin pasi ai kishte shmangur shkollën duke luajtur në kompjuter online.

Adoleshenti i lirua dy orë pas fqinjët e kishin konstatuar dhe kishin njoftuar menjëherë policinë.

Këta të fundit arritën në vendin e ngjarjes dhe panë që fëmija rreth qafës kishte zinxhirë dhe dry të kyçur.

Një zëdhënës i policisë i quajtur Cheth Vanny tha se “babai ishte aq i nervozuar kur e gjeti djalin duke luajtur në internet kafe në vend që të ishte në shkollë sa vendosi ta lidhte në publik që ti jepte një mësim. Babai është ende në kërkim dhe kjo lloj torture është e papranueshme”.