BQK: Viti 2013, vit i zhvillimit të letrave me vlerë

BQK: Viti 2013, vit i zhvillimit të letrave me vlerë

BQK: Viti 2013, vit i zhvillimit të letrave me vlerëBanka Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar deri në dhjetor 2013, kalendarit i publikuar për letra me vlerë ka qenë i paraparë të ketë 12 ankande me afat maturimi 91 ditë, 7 ankande për periudhë maturimi 182 ditë dhe 2 për afat maturimi 364 ditë.

Mirëpo, si rezultat i ofertimit të ulët në instrumentet afatshkurtra, Departamenti i Thesarit ka ndryshuar afatin e maturimit për ankandin e dhjetorit nga 91 ditë në 364 ditë. Kjo si rezultat i ofertimit më të lartë të bankave për instrumentet me afat më të gjatë.

Për dallim nga periudhat paraprake, në ofertim nga akterët primar ka pasur ndryshim duke u vërejtur një lëvizje nga letrat me vlerë 3 mujore në drejtim të atyre më afatgjata. Rrjedhimisht, në ofertimet tremujore ka pasur rënie substanciale në tetor dhe nëntorë ku akterët primar mbuluan 97 përkatësisht 62 përqind të kërkesës së Departamentit të Thesarit për letra me vlerë.

“Përkundër ofertimit relativisht të ulët për letra me vlerë tremujore, norma e interesit mbeti e ulët në 0.5 përqind. Në anën tjetër, ofertimi nga akterët primar për ankandet me afat maturimi 182 ditë është rritur kundrejt rënies për letrat me vlerë 91 ditëshe. Rrjedhimisht, ofertimi vazhdimisht ka tejkaluar kërkesën e thesarit, duke bërë që norma e interesit në nëntor të jetë 1.2% për shumën e 20 milionë eurove”, thuhet në raportin e vlerësimit Tremujor të Ekonomisë të BQK-së.

Edhe për tri ankandet një vjeçare ka pasur ofertim të lartë ndërsa norma e interesit ka shënuar rënie nga 1.98 përqind në tetor në 1.71 përqind në dhjetor.

Këto zhvillime në kuadër të letrave me vlerë në përgjithësi reflektojnë pozicionin e favorshëm të likuiditetit të bankave si dhe orientimin e tyre në drejtim të instrumenteve afatgjata që kanë kthim më të lartë.