BQK : Ekonomia ka arritur normën prej 3.1 për qind

BQK : Ekonomia ka arritur normën prej 3.1 për qind

BQK : Ekonomia ka arritur normën prej 3.1 për qindBanka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar se zhvillimet në treguesit kryesorë makroekonomikë tregojnë për aktivitet të përshpejtuar gjatë vitit 2013 në krahasim me vitin 2012.

Vlerësimet e BQK-së janë se rritja reale ekonomike ka arritur normën prej 3.1 për qind. Sipas BQK-së, përmirësimet në sektorin e jashtëm të ekonomisë, si përmirësimi i pozicionit neto të eksporteve në mallra dhe shërbime, kanë bërë që kontributi i kësaj kategorie të jetë pozitiv.

“Përveç pozicionit të jashtëm, edhe komponenti i konsumit ka vazhduar t’i mbajë trendët pozitivë duke u përkrahur nga remitencat, kreditë konsumuese si dhe nga pagat.

Sa iu përket investimeve, trendi pozitiv i tyre u përkrah nga investimet e huaja direkte dhe kreditë për investime. Kontribut pozitiv në rritjen ekonomike kishte edhe sektori fiskal, i cili u karakterizua me rritje të të hyrave dhe shpenzimeve”, është thënë në raportin e BQK-së për vlerësimin tremujor të ekonomisë kosovare, shkruan Epoka e Re.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se kompanitë e sigurimit në TM4 2013 asetet e sektorit të sigurimeve në Kosovë arritën në 132 milionë euro (119 milionë euro jo-jetë dhe 13 milionë euro jetë), duke shënuar rritje vjetore prej 1.41 për qind.