Botërori 2014, kurse anglishtje falas për prostitutat

Botërori 2014, kurse anglishtje falas për prostitutat

Botërori 2014, kurse anglishtje falas për prostitutatBrazili prej kohësh ka nisur përgatitjet për organizimin e Botërorit 2014 me investime të shumta në infrastrukturën futbollistike dhe me “tolerancën zero” ndaj krimit në qytetet ku do të luhen ndeshjet.

Gjatë evenimentit më të madh sportiv të planetit pritet që vendi amerikano-latin të vizitohet nga miliona tifozë e turistë dhe për të mos patur probleme komunikimi, brazilianët vec stafit organizativ të kampionatit botëror, do t’u mësojnë anglisht edhe prostitutave.

Këto të fundit mund t’i nënshtrohen kurseve të anglishtes pa paguar asgjë, mundësuar kjo nga organizmi përgjegjës për organizimin e botërorit dhe rritjes së turizmit. Sipas këtij organizmi, “shoqërueseve” do t’u mësohet baza e anglishtes, si emra frutash, perimesh, rrugësh të qytetit por edhe terma “teknikë” që lidhen me profesionin e tyre.

Shoqata e Prostitutave në Sau Paolo, edhe kjo nismëtare e projektit, thotë që deri më tani janë mbi 40 vajza që janë regjistruar në këto kurse që do të nisin në muajin mars e do të zgjasin nga gjashtë deri në tetë muaj.