Bota e Internetit blihet me Bitcoins e jo me Euro

Bota e Internetit blihet me Bitcoins e jo me Euro

Bota e Internetit blihet me Bitcoins e jo me EuroGjermania ka njohur Bitcoin si mjet shkëmbimi financiar. Në këtë mëynrë paraja e internetit ka fituar një reputacion të mirë, por ka edhe mendime skeptike.

Sapun i lëngshëm, ushqim bebesh, drogë, armë: Të gjitha këto mund të paguhen me bitcoins në Internet. Ministria gjermane e Financave ka njohur së fundmi bitcoin si valutë dhe para private, duke e bërë pjesë të ligjeve gjeramane të taksave.

Ky veprim në një farë mënyre ka pastruar imazhin e dyshimtë të bitcoins, duke e bërë ligjore paranë e blerjeve në Internet dhe duke lejuar në këtë mënyrë shkëmbmin e tyre në para reale si dollari apo euroja. Faqet online të shkëmbimit të valutave e vendosin vlerën e Bitcoins në varësi të kërkesës dhe ofertës. Aktualisht një bitcoin vlerësohet me 82 euro.

Sidoqoftë përderisa bitcoin nuk është njohur ende ndërkombëtarisht si valutë, Ministria e Financave deklaroi se do të qendrojë para private. Por valuta e Internetit do të jetë subjekt i taksave gjermane, thotë ministria, duke përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar dhe taksat mbi të ardhurat nga biznesi me bitcoin.

Ritme të egra
Pavarësisht njohjes nga Gjermania, pranimi i bitcoins nga dyqanet online shihet me skpeticizëm. Anarkistët e djathtë e shohin paranë virtuale si një armë në luftën ideologjike kundër kapitalizmit financiar. Madje në disa dyqane në Berlin bitcoins pranohen edhe si para alternative.

Ndërkohë ata që blejnë rrëgullisht online kanë frikën e vjedhjeve që mund të bëhen me një valutë ende të parregulluar. Por vlera e bitcoin është rritur në mënyrë të ndjeshme në muajt e fundit. Në vitin 2012, një bitcoin shkëmbehej me 5 euro dhe papritur para gjashtë muajsh arriti vlerën rekord të 200 eurove.

Mungesa e kontrollit
Një gjë e tillë tregon rrezikun që mund të vijë nga valuta online, por edhe mungesën e kontrollit, thotë Markus Demary nga Instituti për Kërkime Ekonomike në Këln. Ai thekson për DW se bitcoin dhe valuta të tjera online nuk janë krijuar nga një bankë, prandaj edhe siguria e llogarive personale është në varësi të standarteve të adoptuara nga organizata krijuese.

Sidoqoftë ai shton se ata nuk u mbështetën nga komopani të tjera, siç ndodh me një bankë, shtoi ai. Mungesa e administrimit nga një bankë qendrore do të linte të hapur mundësinë e pastrimit të parave dhe aktiviteteve të tjera kriminale.
Vjedhjet online

Në maj autoritetet amerikane bllokuan kompaninë e valutës online Liberty Reserve me bazë në Kosta Rika me pretendimin se me anë të saj disa grupe kriminale kishin pastruar 6 miliard dollarë. Në fillim të këtij muaji Departamenti i Shërbimeve Financiare të Nju Jorkut informoi për një provë për bitcoin dhe operatorë të tjerë valutash. Prokurorët thanë se këto organizata përbënin kërcënim për sigurinë kombëtare pasi ato përdoreshin nga trafikantët e dorgës dhe armëve.

Shefi ekzekutiv i Bitcoin për Gjermaninë Oliver Flaskämper e kundërshtoi një gjë të tillë duke thënë se me të gjitha valutat e tjera si paratë kesh, ari dhe diamantët mund të bëheshin veprime ilegale.
“Duke ndaluar valutat online me arsyen se mund të përdoren për veprime kriminale është si të dënosh kodimin e emaileve sepse mund të përmbajnë elemente kriminale”, tha ai për DW.