Borxhi i Shqipërisë vazhdon të rritet

Borxhi i Shqipërisë vazhdon të rritet

Borxhi i Shqipërisë vazhdon të rritetBorxhi i Shqipërisë arriti në 871.8 miliardë lekë ose gati 8.7 miliardë dollarë në fund të gjashtëmujorit të parë.
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se, krahasuar me fundin e vitit të kaluar, borxhi publik u rrit në gjashtë mujorin e parë me rreth 43.6 miliardë lekë ose afro 436 milionë dollarë
.

Rritja e fortë i dedikohet shpenzimeve të larta të Qeverisë në gjysmën e parë të vitit që u financuan nga huamarrja agresive në treg.

Ministria vlerëson se në total detyrimet e vendit, në fund të qershorit arritën në gati 62 për qind e prodhimit të përgjithshëm kombëtar nga 61.5 që ishin në fund të 2012-ës. Pritshmëritë janë që deri në fund të vitit shifra rritet sërish, përtej këtij niveli.

Që nga viti 2007, borxhi i Qeverisë është rritur me gati 8.5 pikë përqindje ndaj prodhimit kombëtar. Rritja më e fortë ishte ajo e vitit 2009, ku për shkak të shpenzimeve të larta që financuan rrugën durrës kukës, borxhi kërceu me gati 5 pikë përqindje, transmeton tch.

Ngadalësimi i fortë i ekonomisë dhe deficitet e larta të Qeverisë e kanë vendosur borxhin në një trajektore të pandalshme rritjeje. Fondi Monetar dhe banka botërore thonë se ky është një kurs i rrezikshëm për qëndrueshmërinë financiare të vendit duke i bërë thirrje në më shumë se një rast Qeverisë të ndalë rritjen e borxhit.