Boronica e kuqe kundër infeksioneve

Boronica e kuqe kundër infeksioneve

Boronica e kuqe kundër infeksioneveKonsumimi i lëngut të boronicës së kuqe vërtet ndihmon tek infeksionet e fshikëzës së urinës, kurse ekstrakti i kësaj frute do të mund të ndihmonte në mbajtjen pastër të instrumenteve mjekësore nga bakteret, tregoi një studim i ri. Shumë pacientë kanë ndërlikime për shkak të gypave të hollë që shërbejnë për nxjerrjen e urinës. Kateterat u mundësojnë baktereve nga lëkura të hyjnë lehtë në organizëm dhe të infektojnë indin ose gjakun.

Një studim i ri tregoi se materiet nga boronica e kuqe e ndërrojnë sjelljen e baktereve, që ka treguar në rolin e mundshëm të derivateve të kësaj frute në pajisjet e implantuara.

Konsumimi i boronicës së kuqe është i lidhur me parandalimin e infeksionit të traktit urinar që qindra vite, por disa ekspertë e kanë quajtur këtë mit jo të bazuar.

Disa studime kanë treguar se boronica e kuqe ndikon ashtu që i parandalon bakteret të ngjiten për muret e traktit urinar, falë materieve kimike proantocianide.