Bora mbulon rrugët, shkaktohen dhjetëra aksidente

Bora mbulon rrugët, shkaktohen dhjetëra aksidente

Bora mbulon rrugët, shkaktohen dhjetëra aksidenteBora që filloi të bie sot në Kosovë e ka vështirësuar trafikun dhe qarkullimi i automjeteve po rrjedh shumë ngadalë.

Si pasojë e ngricave në rrugë është vështirësuar qarkullimi i automjeteve në magjistralen Prishtinë-Pejë. Kolona të mëdha janë krijuar në Sllatinë për shkak të aksidenteve dhe rrugës së rrëshqitshme.

Vetëm në Sllatinë kanë ndodhur dhjetëra aksidente trafiku, kurse në rrugë vërehen edhe disa autoambulanca që bartin të aksidentuarit.

Policia është mobilizuar me të gjitha kapacitetet e saj për të drejtuar trafikun, por rruga me ngrica po ia vështirëson kryerjen e detyrës. Situatë e njëjtë sikur në Sllatinë paraqitet deri në Komoran.