Boas: Damio nuk do te vije te Tottenham

Boas: Damio nuk do te vije te Tottenham

Boas: Damio nuk do te vije te TottenhamTrajneri i Tottehamit, Andre Villas Boas, e cilesuar “jashtezakonisht te pamundshem” nenshkrimin me Leandro Damiao gjate muajit janar.

Tottenham mbetet vetem me nje sulmues te mirefillte pas ndeshjes se fundjaves, Germain Defo, pasi Emmanuel Adebayor largohet me kombetaren e Togo drejt Afrikes se Jugut per te marre pjese ne Kupen e Afrikes, me turneun qe perfundon me 10 shkurt.

Ndaj Damiao mendohej se ishte nje alternative per sulmin e Tottenham, pasi ndiqet prej kohesh nga skuadra londineze. Por trajneri saktesoi se 23 vjecari ka shume pak mundesi qe te jete perforcimi i radhes per ekipin e tij. “Leandro Damiao eshte nje lojtar qe e kemi vleresuar gjithmone, qe ky klub e ka vleresuar edhe para se te vija une. Por eshte jashtezakonisht e veshtire qe te realizohet nje transferim i tij te Tottenham.

Ai eshte nje lojtar qe ka nje vleresim te larte ne treg dhe eshte e pamundur qe te luaje per Tottenham”, tha Villas Boas, duke aluduar se ekipe te tjera me me shume fame po kerkojne sulmuesin e Brazilit. Nderkohe, vete futbollisti ka folur sot, duke bere te qarte se per momentin nuk ka asnje ide per te levizur nga klubi i tij, Internacional.

“Menaxheri me ka thene se nuk ka asnje oferte. Te gjithe perreth meje e dine qe dua te qendroj. Por kjo nuk do te thote se do te qendroj perjetesisht ketu. Ndoshta me vone mund te mberrije nje oferte dhe e ardhmja ime varet edhe nga deshira e presidentit”, tha ai per “Zero Hora”.