BND-ja gjermane përgjon edhe Shqipërinë

BND-ja gjermane përgjon edhe Shqipërinë

BND-ja gjermane përgjon edhe ShqipërinëRevista prestigjioze gjermane ”Der Spiegel” publikon te dhena te reja kompromentuese per sherbimet e agjensise se inteligjences gjermane. Informacionet e reja flasin se BND-Ja gjermane pergjon prej vitesh shtetin shqiptar, i cili eshte pjese e listes me “vendet kyce”per monitorim nga Gjermania.

Shqiperia ishte pjese e listes me shtete te rendesishme qe ishin objektiva monitorimi nga sherbimet sekrete gjermane.Informacionet mbi krimin e organizuar ne Shqiperi,ishin fokusi i pergjimeve gjermane-shkruan e perjavshmja “Der Spiegel”.Sipas shkrimit te publikuar ne gazeten gjermane BND-ja pergjon prej vitesh shtetin Shqiptar.Ne kete numer te revistes”Der Spiegel”saktesohet se Shqiperia ishte pjese e kesaj liste pergjimesh,edhe para se ti bashkohej NATO-S ne vitin 2009.

Raporti mbi pergjimet e BND-se gjermane, mbi te cilin kishte akces fillimisht agjensia e lajmeve AFP,vjen vetem pak dite pasi Der Spiegel zbuloi se sherbimet inteligjente gjermane kishin pergjuar per nje kohe te gjate shtetin turk si dhe sekretarin amerikan te shtetit ,John Kerry.Publikimi i ketyre te dhenave kompromentuese per shtetin gjerman,tensionoi marrdhenjet diplomatike mes dy vendeve dhe zemeroi Ankarane zyrtare e cila i kerkoi nje shpjegim ambasadorit gjerman ne Turqi.

Der Spiegel thotë se informacionet e saj i ka siguruar nga dokumentet që CIA-s amerikane i janë dhënë nga një spiun i BND-së. Kjo aferë në korrik ka rezultuar me dëbimin e shefit të CIA-s në Gjermani dhe i ka dhënë një goditje serioze marrëdhënieve mes dy aleatëve.Analistet supozojne,se kjo eshte nje hakmarrje “e hapur” e qeverise gjermane pas rrjedhjes se informacioneve nga kontraktori i zbulimit amerikan,Eduard Snoëden,sipas te cilit, Uashingtoni kishte kryer operacione intensive spiunazh në Gjermani, duke përfshirë përgjimit të telefonit celular kancelares Angela Merkel.

Pas Turqisë, Shqipëria bëhet vendi i dytë, Aleat në NATO për të cilin publikisht raportohet që po përgjohet nga shërbimi sekret gjerman.