BMW M5 me motor 560 kuaj fuqi

BMW M5 me motor 560 kuaj fuqi

BMW M5 me motor 560 kuaj fuqi Prior Design ka bërë përmirësimin më të fundit të modelit BMW M5. Ky model përfshin rrota Vossen Wheels, ndërsa ngjyra e këtij modeli është blu.

Lista e përmirësimeve nuk përfundon këtu. Kompania gjithashtu ka siguruar edhe sistemin e shkarkimit slloven “Akrapovic” si dhe sistemin ECU me harta të reja.

BMW M5 është një makinë me 560 kuaj fuqi ndërsa kompania Prior Design ka rritur fuqinë e motorit në 600 kuaj fuqi.

Në modifikimin e këtij modeli nga kompania Prior Design përfshihen edhe krahët e përparmë, mbrojtësit e rrotave të pasme më të zgjeruara, boshti kryesorë i zgjeruar, mbrojtësi i përparmë i ridizajnuar dhe një spliter mjaft i madh.