Barak Obama

Bllokohet vendimi për imigracionin në SHBA

Barak ObamaNjë gjykatës federal në Teksas të Shteteve të Bashkuara ka marrë një vendim që bllokon përkohësisht urdhërin ekzekutiv të presidentit amerikan, Barak Obama, për imigracionin.

Gjykatësi Andrew Hanen e ka bërë publik vendimin në favor të 26 shteteve, përfshirë Teksasin, që i ka kërkuar gjykatës ta bllokojë përgjithmonë urdhërin e zotit Obama, raporton Zëri i Amerikës.

Presidenti ka njoftuar në nëntor se me urdhërin e tij po u dilte në mbrojtje nga deportimi rreth 5 milionë imigrantëve pa dokumente.

26 shtetet kishin argumentuar se presidenti ka tejkaluar autoritetin e tij presidencial dhe do të impononte ndaj tyre një barrë të tejkaluar financiare.

Shtëpia e Bardhë ka bërë një deklaratë të martën, duke thënë se Obama gëzonte autoritetin e plotë për të vendosur për ligjet e imigrcaionit të vendit./rel/