Bllokohet kalimi në Kakavijë

Bllokohet kalimi në Kakavijë

Pika kufitare e Kakavijës mbetet e mbyllur që prej orës 8:30 të mëngjesit, si rrjedhojë e një problemi me sistemin kompiuterik.

Sipas informacioneve paraprake, defekti është shkaktuar nga luhatjet e tensionit të energjisë elektrike, që kanë dëmtuar kompiuterat e policisë.

Aktualisht, rreth 40-50 automjete janë të bllokuara, ndërsa nuk ka informacion se kur puna në pikën kufitare kryesore lidhëse me Greqinë do të rinisë.

Në të shkuarën janë regjistruar disa raste të bllokimit të kufirit shqiptaro-grek, por kryesisht për probleme të sistemit kompiuterik, grevave të përgjithshme apo stafit të reduktuar të palës helene.