Bllaca kërkon llogari nga EULEX-i

Bllaca kërkon llogari nga EULEX-i

Bllaca kërkon llogari nga EULEX-iNazim Bllaca ka kërkuar llogari nga EULEX-i për arratisjen e tre “bashkëkriminelëve” të tij. 

Dëshmitari bashkëpunues i ka shkruar një letër prokurores Emma Rizzato me të cilën ka shprehur shqetësim për sigurinë e tij. Bllaca konsideron se sa më shumë që Shpresim Uka, Driton Hajdari dhe Bekim Syla janë në arrati, jeta e tij mund të jetë e rrezikuar. 

“E nderuara prokurore e rastit, desha të ju drejtohem me ane të kësaj letre dhe të shpreh

shqetësimet e mia lidhur me arratisjen e Shpresim Ukës, Driton Hajdari, Bekim Sylës për të cilët u shpall vendimi më 17 dhjetor 2012 ku edhe gjykata i gjeti fajtorë për të gjitha veprat penale”, ka shkruar Bllaca në këtë letër që ka siguruar “Koha Ditore” e të cilën mund ta lexoni sot, më gjerësisht, në këtë gazetë.