blerimi

Blerimi: Nuk kam mëkate të mëdha

Aktori i famshëm Blerim Destani gjatë një interviste për mediat shqiptare ka thënë se ai nuk ka ‘mëkatuar’ aq shumë, dhe sipas tij mëkatet nuk i numërojnë njerëzit por tjetër kush.

Blerimi ka rrëfyer edhe se është një mysliman i moderuar.

“Nuk kam mëkate të mëdha siç thoni ju, fundja mëkatet nuk i numërojnë njerëzit por tjetërkush. Dhe, mirë që është kështu, pasi askush nuk do i pranonte ato. Veten e konsideroj si besimtar të devotshëm dhe mysliman të moderuar ”, ka thënë Destani.

Blerimi gjithashtu ka sqaruar edhe marrëdhënien e tij të shumë përfolur me moderatronën nga Shqipëria, Albana Osmani.

“Albana është një nga mikeshat e mia. Të gjitha ato që shikoni ju në Facebook janë vetëm shprehje e respektit që kam për të”, ka thënë aktori Blerim Destani.