Blerim Reka: Jemi faktorë në Ballkan

Blerim Reka: Jemi faktorë në Ballkan

Profesori universitar, Berlim Reka, ka thënë se shqiptarët janë faktorë në Ballkan.

Ai është shprehur i bindur se negociatorët e Kosovës nuk do ta rrezikojnë shtetin e ri, shkruan “Epoka e Re”.

“Thonë: “Një mijë ditë dialog janë më të mira se një ditë luftë”. Negocimi ndërshtetëror padyshim është zgjidhja e vetme paqësore. Tjetra është mbajtja e gjendjes se luftës dhe e jo stabilitetit me mosnjohjen reciproke të shteteve në fjalë” ka thënë Reka.

Vetë fakti se as 13 vjet pas luftë nuk ka ende ndonjë traktat paqësor, që do ta përmbyllte jo vetëm kapitullin e armiqësive, por edhe çështjet rrjedhëse si: gjetjen e të zhdukurve, e shumë çështje tjera, sipas tij, dëshmojnë se sa fragjile është mbajtja e mëtejme e gjendjes së pashpallur të luftës apo, nëse doni e gjendjes se paqes së papërfunduar.

“Negociatat nuk janë dhe nuk duhet të bëhen qëllim për vete por, para se gjithash, implementim i detyrimeve të marra nga marrëveshjet që arrihen nga këto negociata” ka thënë ai.