Bleona Qerreti : Nuk kam shkruar me ministrin Saimir Tahiri

Bleona Qerreti : Nuk kam shkruar me ministrin Saimir Tahiri

Bleona Qerreti : Nuk kam shkruar me ministrin Saimir TahiriKëngetarja shqiptare, Bleona Qerreti ka reaguar pas lajmit se ajo ka shkëmbyer SMS me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri.

“Sapo me njoftuan, që në mediat shqiptare (kudo në Shqiptari) po bën xhiron e rradhës një lajm i sajuar per mua. Një bisede qesharake në Viber, është sajuar mes meje dhe Ministrit te Brendshëm në Shqipëri.

Është e turpshme, sesi në kurthe të tilla, të krijuara nga mendje diabolike, bien brenda edhe media serioze. Uroj që me të njëjtën shpejtësi që përhapen lajmin e rrëmë (që e dallon edhe një fëmijë që është i tillë)”, thuhet në reagimin e Bleonës.

Sot në mediat shqiptar u publikuar lajmi sikur ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, ka rënë pre e përgjimeve telefonike.

Në media u publikua biseda që kinse është zhvilluar përmes Viber-it në mes të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe këngëtares së mirënjohur Bleona Qereti.

Gjatë bisedës së “nxehtë” në mes tyre, duken fjalë provokuese nga të dyja anët, madje edhe një rast kur ministri “i gjuhet” këngëtares duke thënë se do të dëshironte “t’ia hajë pjeshkën”.

Nga biseda duket se z. Tahiri ka rënë pre e provokimeve të këngëtares, e cila është e njohur për këto gjëra./Indeks/