Bleona Qereti: Miqësia ime me Al Pacinon

Bleona Qereti: Miqësia ime me Al Pacinon

“Një nga shokët e mi, me të cilin kam nderin të them që jam në shoqërinë e tij është Al Pacino dhe vajza e tij Julie. Ai është një njeri me një thjeshtësi të jashtëzakonshme dhe kur shikon njerëz të tillë e kupton që nuk është vendi ku jeton, por është karakteri që ke dhe njerëzit që të rrethojnë.

Ai ka jetuar gjithë jetën e tij këtu dhe nuk ka asnjë qelizë fallco në trup. Kjo është arsyeja pse unë kam ndërmend të jetoj jetën time nëpër Shqipëri, Kosovë, e të jem sa më e vërtetë”.

Këtë e thotë Bleona Qereti e cila siç shkruan “Bluetooth” ndonëse e vetme në gjithë këtë botë të ashpër, pa familjarët dhe bashkëshortin pranë, Bleona ia ka dalë të depërtojë në studion e kompozitorit me famë botërore, Timbaland. Ia ka dalë të jetë prezente në eventet më të rëndësishme të muzikës dhe shumë shpejt do të shfaqet në një film Hollyëood-ian.