Bleona nuk ka fansa ka ZEMRA

Bleona nuk ka fansa ka ZEMRA

Bleona ka lançuar faqen e saj të re online të cilën mund ta shikoni tek www.BleonaQereti.com Faqja e re është më praktike se faqja e vjetër,por fatkeqsisht nuk ka shumë informacion të ri.

Fotot janë të vjetra dhe asnjë video të re nga këngëtarja.Ndoshta një video nga puna në studio do ishte më mirë.

Gjithashtu dhe galeria e fotovo është pak e vjetër,pasi nuk ka foto të reja apo në studio të këngëtares e as foto nga parakalimet e saj të shumta në tapetin e kuq të eventeve të ndryshme.

Të paktën seksioni i lajmeve duket më i mirëmbajtur.Në mesazhin e saj më të fundit këngëtarja tregon se ka përfunduar 6 këngë dhe mezi pret të ju tregoj fansave albumin e saj të ri.

Thashë fansave? Më falni! Bleona nuk ka fansa ka ZEMRA! Kështu ju drejtohet ajo simpatizantëve të saj.Ide jo e keqe!/Albaniac/