Bleona Qereti 2011

Bleona: Mbeturinat serbe të largohen nga Kosova

Bleona Qereti kohëve të fundit është duke dashur që në çdo mënyrë t’i dëshmojë publikut se ajo është krenare që është shqiptare.

Pasi nuk kishe pranuar të thotë faleminderit në gjuhën shqipe në një intervistë për mediat amerikane, këngëtarja nga Shqipëria pati marrë shumë kritika dhe sharje nga publiku. Por, sipas saj e gjithë kjo ‘zhurmë’ ishte bërë pa nevojë sepse e gjitha ka qenë një keqkuptim.

Së fundi Bleona ka shkruar në profilin e saj në njërin prej rrjeteve sociale që “mbeturinat serbe” të largohen sa më shpejt nga Kosova.

“Të nderuar bashkëkombës, jam e shokuar nga ngjarjet e fundit në veri të Kosovës. Ndjej dhembjen me familjen e Heroit Enver Zymberit, Heroit më të ri të popullit tonë. Lavdi i qoftë. Uroj që sa më shpejt mbeturinat serbe të largohen përfundimisht nga toka e bekuar e Kosovës”, kishte shkruar Bleona.

Bleona kohë më pare kishte deklaruar që është duke u përgatitur për një këngë të re për të cilën është duke bashkëpunuar me njërin nga producentët e famshëm botëror, Timbaland.