|

BlackBerry, mund të shkaktojë precedent

Një marrëveshje preliminare mes prodhuesit të celularit të popullarizuar BlackBerry dhe Arabisë Saudite, për të cilën qeveria e këtij vendi thotë se u garanton një lloj qasje tek të dhënat e përdoruesve, do të evitojë bllokimin e celularit të lartpërmendur në këtë shtet.

Kjo marrëveshje përfshin vendosjen e një serveri të BlackBerry në brendi të Arabisë Saudite, kanë bërë të ditur zyrtarë të rregullatorit të telekomit të Arabisë Saudite, dhe sipas të gjitha gjasave kjo do t’i mundësojë qeverisë të monitorojë mesazhet dhe të shuaj frikën e zyrtarëve se shërbimi mund të përdoret për qëllime kriminale.

Bandar al-Mohammed, një zyrtar pranë Saudi Communications dhe Information Technology Commision, tha për Associated Press se krijuesi i BlackBerry, Research in Motion Ltd. ka shprehur “qëllimet”, e saja për të vendosur një server në brendi të Arabisë Saudite.

Edhe pse RIM enkripton postën elektronike, marrëveshja do t’i mundësojë Arabisë Saudite hapjen e mesazheve, tha Bruce Schneier një autorë dhe shef oficer teknologjik i sigurisë pranë operatorit Britanik të telekomunikimit, BT.

RIM me këtë rast mund të vendos një precedent botëror rreth asaj sesi kompanitë teknologjike dhe qeveritë bashkëpunojnë mes vete. Një numër i shteteve shohin pajisjen si një kërcënim sigurie për shkak të informatave të enkriptuara që dërgohen në to dhe të cilat janë aq të vështira, të mos themi të pamundura, për qeveritë lokale që të monitorohen kur kalojnë përmes serverëve të shtëpisë.

Zyrtarë të Arabisë Saudite janë shprehur të frikësuar se shërbimi mund të përdoret nga grupet militante për të evituar detektimin. India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shprehur gjithashtu të njëjtin lloj shqetësimi.

Por posta elektronike (e-mail) e dërguar përmes përdoruesve të BlackBerry enkriptohet vetëm kur kalojnë përmes celularëve dhe serverëve të kompanisë, tha Schneier. Brenda serverit, mesazhet duhet të jenë të paenkriptuara për tu organizuar dhe shpërndarë.

Lajme të ngjajshme:

  1. Hackerët mund të keqpërdorin cilindo telefon GSM
  2. Lexus LF-LC 2+2 Hybrid Sport Coupe
  3. WP7 – i lëndueshëm përmes SMS-ve

Etiketa: ,

Komentoni