hunddBiznesmeni britanik që hundën e ka në krah

Biznesmeni britanik që hundën e ka në krah

hunddBiznesmeni britanik që hundën e ka në krahNjë biznesmen britanik, i cili humbi hundën e tij pak vite me parë nga kanceri, tashmë po rrit një hunde të re në krahun e tij. Kjo falë përdorimit të qelizave staminale të tij dhe një proteze që një grup mjekësh britanikë “i mbollën” në krah.

Sapo të mbushen gjashtë muaj nga mbjellja, periudha e nevojshme që doktorët mendojnë se u duhet qelizave staminale të shumëfishojnë vetveten deri në atë pikë sa hunda e re të jetë maturuar, pacienti do t’i nënshtrohet operacionit duke i hequr hundën nga krahu e duke ia vendosur aty ku e ka vendin…në hundë.

Operacioni është i pari i këtij lloji në të gjithë botën dhe mjekët britanikë thonë se suksesi i tij mund të hapë dyer të reja për mjekësinë duke u ardhur në ndihmë të aksidentuarve, apo të plagosurve në luftë.