Bisedime izraelito-palestineze sot në Uashington

Bisedime izraelito-palestineze sot në Uashington

Bisedime izraelito-palestineze sot në UashingtonDepartamenti amerikan i Shtetit thotë se negociatorët izraelitë dhe palestinezë do të takohen sot në Uashington për të diskutuar planet për rifillimin e bisedimeve të paqes për herë të parë në tre vjet.

Ministrja e Drejtësisë Tzipi Livni do të përfaqësojë Izraelin dhe kryenegociatori Saeb Erakat do të flasë në emër të palestinezëve.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry thotë se është optimist që udhëheqësit palestinezë dhe izraelitë kanë treguar vullnetin për të marrë vendime të vështira, por të nevojshme për të arritur në këtë pikë.