Biondinat më së shumti tradhtojnë

Biondinat më së shumti tradhtojnë

Mashtrueset kryesore janë ato me flokë të gështenjtë, ndërsa ato me flokë të zezë janë më besniket.

Kohë më parë faqja e internetit Cheatterville ka bërë një anketë midis shfrytëzuesve të saj dhe ka zbuluar që biondinat janë më së paku besnike. Slogani i portalit ka qenë: “Mos u informohuni të fundit”, u është kushtuar të gjithë atyre të cilët dëshirojnë që publikisht t’i ftojnë partnerët dhe me atë rast t’ua besojnë emrat e tjerë të cilët janë në listë.

Sipas anketës së tyre, më së shumti tradhtojnë biondinat, ndërkaq kur është fjala të gjinia mashkullore – bandillët më mëdhenj janë ata me flokë të gështenjtë.

43 për qind e femrave janë biondina, pasojnë brunet me 23 për qind, ndërkaq më besniket janë ato me flokë të zezë (11 për qind).

Meshkujt më besnikë janë ata me flokë të gështenjtë (40 për qind), pasojnë ata me flokë të zezë 23 për qind, ndërkaq biondët (20 për qind) dhe flokëkuqtë (5 për qind).

Megjithatë, rezultatet duhet marrë me një dozë të caktuar rezerve, sepse nuk janë marrë parasysh flokëthinjurit, ata me parukë, tullacët, si edhe ata që i ngjyrosin flokët.