“Binjaket siameze” i mbijetojnë operacionit 26 orësh

“Binjaket siameze” i mbijetojnë operacionit 26 orësh

“Binjaket siameze” i mbijetojnë operacionit 26 orësh Dy vajza binjake i kanë mbijetuar një operacioni që zgjati 26 orë për ndarjen e tyre.Knatalye Hope dhe Adeline Faith Mata ndanin një pjesë të organeve bashkë.

Foshnjat 10 muajshe ishin të lidhura bashkë në pjesën e gjoksit dhe të stomakut.Ato iu nënshtruan operacionit në një spital të Teksasit.

Operacioni i komplikuar u ndoq nga 12 kirurgë, 6 anestezistë dhe 8 infermiere.

Foshnjat janë tashmë në reanimacion dhe ndoshta mund t’u nënshtrohen ndërhyrjeve të tjera, por e rëndësishme është që operacioni i tyre ishte shumë i suksesshëm.

Nëna e tyre Elysse tha se nuk mund të falenderojë dot sa duhet kirurgët që i dhanë vajzave të saj shansin që të jetojnë jetët e tyre në mënyrë individuale.