Bima stevia më e ëmbël se sheqeri, por me zero kalori

Bima stevia më e ëmbël se sheqeri, por me zero kalori

Bima stevia më e ëmbël se sheqeri, por me zero kaloriNjë pjesë e bimës stevia, që përdoret edhe si ëmbëltuese, ndoshta është zgjidhja përfundimtare për mbipeshën dhe diabetin, pohojnë shkencëtarët. Ajo në Amerikën Jugore përdoret për tashmë qindra vite, si ëmbëltuese në ushqim, por edhe si terapi për shtypjen e lartë të gjakut, thartirën e lukthit, artropatinë uratale dhe diabetin e tipit të dytë.

Me studim është vërtetuar që me konsumimin e 1.000 mg të ekstraktit të stevisë në ditë, reduktohet niveli i  sheqerit në gjak pas shujtës, deri në 18 për qind te personat që kanë diabetin e  tipit 2.

Kjo bimë rritet në Amerikën Jugore dhe është madje për 300 herë më e ëmbël se panxhari dhe kallami i sheqerit. “Tani ekzistojnë shanse të mëdha që të reduktohet sasia e sheqerit në produktet ushqimore, në mënyrë që të përparojmë në luftimin e mbipeshës”, ka thënë dr. Margaret Eshuell, nga ‘Global Stevia Institute’ në Angli.