|

Biliq kritikon tifozët kroatë për racizëm

Seleksionuesi i Përfaqësueses së Kroacisë, Slaven Biliq, ka kritikuar ashpër tifozët kroatë, të cilët në “Euro 2012″ kanë bërë fyerje raciste, njoftuan të hënën mediumet e huaja.

Biliq madje ka kërkuar që tifozët kroatë që fyen sulmuesin e Italisë, Mario Balotelli, të suspendohen përjetësisht nga stadiumet.

UEFA ditë më parë ka hapur procedurë disiplinore ndaj Kroacisë për shkak të fyerjeve të tifozëve. Vendimi pritet të merret gjatë këtyre ditëve, kurse dënimi pritet të jetë i rëndë.

“Në emrin e mbarë shtetit kroat dhe në emrin tim personal, jam tepër i zhgënjyer me këta tifozë që u treguan racistë ndaj Italisë”, tha Biliq. “Unë dhe ekipi im nuk kemi nevojë për tifozë të tillë”.

Komentoni