Bieber ylli më fitimprurës nën 30 vjeç

Bieber ylli më fitimprurës nën 30 vjeç

Bieber ylli më fitimprurës nën 30 vjeçRevista e famshme “Forbes” ka shpallur listën e personave të famshëm më të rinj se 30 vjeç që kanë fituar më së shumti gjatë vitit të kaluar.

Kësaj liste i prin Justin Bieber, i cili ka fituar rreth 80 milionë dollarë nga qershori i 2013 deri në qershorin e këtij viti.

Në vendin e dytë është grupi One Direction, me moshë mesatare 21 vjeçare. Ata kanë mbledhur 75 milionë dollarë për periudhën e njëjtë, transmeton koha.net.

Lista mbyllet me 26-vjeçarin Skrillex, që ka mbledhur 18 milionë dollarë.

Më poshtë keni listën e plotë nga Forbes:

Justin Bieber, 20 vjeç, 80 milionë dollarë
One Direction, 21 (mosha mesatare), 75 milionë dollarë
Taylor Swift, 24 vjeçe, 64 milionë dollarë
Bruno Mars, 29 vjeç, 60 milionë dollarë
Rihanna, 26 vjeçe, 48 milionë dollarë
Miley Cyrus, 22 vjeçe, 36 milionë dollarë
Jennifer Lawrence, 24 vjeçe, 34 milionë dollarë
Lady GaGa, 28 vjeçe, 33 milionë dollarë
Avicii, 25 vjeç, 28 milionë dollarë
Skrillex, 26 vjeç, 18 milionë dollarë. /koha/