Bie rekordi i pare olimpik

Bie rekordi i pare olimpik

Në kualifikimet e notit në 100 metra në stilin flutur amerikania Dejna Volmer, ka shënuar rekord të ri olimpik. Ky është edhe rekordi i parë olimpik që po thyhet në Londër 2012.

Volmer në këto eliminatore të 100 metrave flutur shënoi kohën 56.25 sekonda që paraqet kohën më të mirë në historinë e olimpiadave.

Dejna Volmer është kandidatja numër një për të fituar medaljen e artë në notin e 100 metrave flutur dhe këtë duhet ta dëshmojë në finalen e kësaj gare.