Bie konsumi, ulen të ardhurat  nga TVSH-ja

Bie konsumi, ulen të ardhurat nga TVSH-ja

Bie konsumi, ulen të ardhurat  nga TVSH-jaAdministrata fiskale në  vend ka arritur të tejkalojë  planin e të ardhurave  gjatë muajit janar për  zërin e Tatimit mbi Vlerën  e Shtuar.

Tkurrja e fortë e  taksës bazë të konsumit,  që shoqëroi gjithë vitin  e kaluar, ka marrë një  kthesë tjetër këtë fillimviti.  Të dhënat zyrtare nga  Ministria e Financave, rezulton  se të ardhurat nga  TVSH janë realizuar në  masën 8.9 miliardë lekë,  nga 7.8 miliardë lekë që  ishte planifikimi.

Por, një  rritje prej më shumë se  1 miliardë lekë të ardhura  nga kjo taksë, vihet re  edhe në krahasim me të  njëjtën periudhë të vitit  të kaluar. Duke analizuar  këto shifra mund të themi  se në këtë muaj të parë të  vitit qytetarët kanë qenë  më “dorëlëshuar” në blerje  dhe jo shumë të prirur  për të kursyer. Sipas shifrave  zyrtare të Ministrisë  së Financave, rezulton se  me rënie gjatë kësaj periudhe  janë edhe të ardhurat  nga taksa e akcizës, ku  janë arkëtuar 1.6 miliardë  lekë, ndërsa ishin planifikuar  2.5 miliardë.

Ndërsa  gjatë muajit të parë  të këtij viti të ardhurat e  përgjithshme në buxhetin  e shtetit llogariten të jenë  në vlerën 27.2 miliardë  lekë, nga 26.7 miliardë lekë  që ishte planifikimi.

Po  sipas këtyre të dhënave,  shpenzimet llogariten në  vlerën 24.9 miliardë lekë,  ndërsa rezulton një suficit  buxhetor prej 2.3 miliardë  lekë. Nga ana tjetër  eksportet shënuan rënie  me bazë vjetore në janar,  pas performancës tepër  pozitive që ato shënuan  gjatë vitit të kaluar, ku u  rritën me 16 për qind. Në  kahun tjetër, importet janë  rritur ndjeshëm, duke  thelluar në këtë mënyrë  deficitin tregtar.

Sipas  të dhënave të publikuara  nga Doganat (të dhënat e  INSTAT pritet të publikohen  nesër), eksportet rezultuan  17 miliardë lekë  në janar, me një tkurrje  prej 1.5 për qind me bazë  vjetore.

Në të njëjtën  periudhë të një viti më  parë, zgjerimi ishte 35%.  Tre grupet që kanë ndikuar  në rënie janë “lëndë  të djegshme”, “minerale,  skorje dhe hi” dhe “hekuri  dhe çeliku”, ndërkohë që  sektori i vetëm me rritje  ka qenë ai i fasonit. Importet  arritën në 37 miliardë  lekë, duke u zgjeruar  me 8.4% në raport me  janarin 2013.