Bie interesi i kredive në lekë

Bie interesi i kredive në lekë

Bie interesi i kredive në lekëInteresat e kredive në lekë kanë pësuar një rënie të lehtë në muajt e parë të këtij viti duke reflektuar ndryshimet e politikes monetare qe ka miratuar Banka Qendrore. 

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për muajin Maj interesi mesatar i kredive të reja në lekë ishte 11.1%, nga 11.3% që kishte qënë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, interesi mesatar i thjeshtë i kredive të reja të dhëna në pesë muajt e parë të këtij viti ishte 10.94%, nga 11.42% që ishte interesi mesatar në pesë muajt e parë të vitit 2012.

Që nga Marsi i vitit 2012, norma bazë është ulur me 0.75 pikë përqindje, ndërsa interesi mesatar i kredive në lekë ka rënë me afërsisht 0.5 pikë përqindje.