londer

Bie helikopteri në qendër të Londrës

londerPiloti i një helikopteri humbi kontrollin në qiejt e Londrës për shkak të mjegullës së madhe, duke u përplasur me një vinç dhe duke rënë më pas në afërsi të stacionit të metrosë së Vauxhal.

Deri më tani raportohen dy të vdekur, piloti, i cili udhëtonte i vetëm në mjetin fluturues dhe një person tjetër, i cili ndodhej në zonën ku ra helikopteri. Ndërkohë dy mjete janë djegur tërësisht, ndërsa zona është evakuuar nga policia. Po ashtu pas përplasjes ra edhe vinçi.

Sipas mediave ndërkombëtare mendohet se ky është vetëm një aksident dhe nuk ka lidhje me ndonjë atentat terrorist.

Ngjarja e rëndë dhe e pazakontë për një nga kryeqytetet më të rëndësishme të botës ndodhi rreth orës 09.30 të mëngjesit të sotëm me orën tonë lokale.

Dyqane, zyra dhe banesa në të gjithë zonën janë boshatisur për shkak të frikës së ndonjë shpërthimi të karburantit. Eshtë mbyllur përkohësisht edhe stacioni i metrosë në këtë zonë të Londrës.

httpv://www.youtube.com/watch?v=WRBogaUCSUM