Biden ndalon në restorantin e një shqiptari

Biden ndalon në restorantin e një shqiptari

Biden ndalon në restorantin e një shqiptariPër pronarët dhe stafin ishte një suprizë e bukur – Biden shoqërohej nga Senatori i Shteteve të Bashkuara, Menendez dhe kryebashkiakun e Hobokenit. Zëvendës-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden (Xho Bajden), ndaloi në restorantin e një shqiptaro-amerikani në Hoboken, New Jersey, gjatë vizitës së tij të zonave të dëmtuara nga Uragani Sandy.

Benny Tudino’s është i famshëm në Hoboken për copat e mëdha të picës dhe pronarin e tij mikpritës Bari Drishti.

Biden shoqërohej nga Senatori i Shteteve të Bashkuara, Menendez dhe kryebashkiakun e Hobokenit. Po ai u shkëput nga ata në kohën e drekës për të ndaluar te Benny’s. Papritur restoranti u rrethua nga gazetarë, punonjës të shërbimit sekret dhe forca policore.

Për pronarët dhe stafin ishte një suprizë e bukur. Bari Drishti, që ka qenë gjithmonë një patriot i vendosur, ka flamurin shqiptar të vendosur qartas në muret e restorantit të tij. Joe Biden i hodhi dorën në qafë dhe biseduan miqësisht. Zëvendës-presidenti njihet që nga koha kur ishte senator si një nga njohësit më të mirë të situatës në Ballkan dhe një mbështetës i vendosur i çështjes shqiptare.

Duke folur për gazetën “Illyria”, Bari Drishti tha se një nga politikanët që shkon shpesh në restorantin e tij është Senatori Lautenberg dhe ai duket se ia ka rekomanduar si vend edhe Zëvendës-Presidentit.