Beyonce me album të ri
Kengetarija Beyonce Knowles ka konfirmuar se ajo do të lëshojë album të ri në vitin e ardhshëm, edhe pse kishte kaluar shumicën e këtij viti duke realizuar turneun “I Am… Sasha Fierce”.
Beyonce zbuloi lajmin se do të punojë në albumin e ri të saj në 12 muajt e ardhshëm, derisa ishte duke performuar para turmës në një koncert në Nottingham, Angli.
“Do të shihemi brenda një viti me një album të ri”, ka thënë Beyonce në skenën e koncertit.