Beyonce e Jay Z, sherr në restorant

Beyonce e Jay Z, sherr në restorant

Beyonce e Jay Z, sherr në restorantÇifti i famshëm Beyonce dhe Jay Z janë kapur “mat” nga paparacët teksa po debatonin ashpër në një restorant në Los Angeles.

Fotografitë u postuan nga portali amerikan Radaronline, ndërsa janë hedhur sërish dyshimet për probleme mes çiftit.

Sipas një burimi për portalin, ajo që shfaqin në publik Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay Z është fasadë, pasi të në vërtetë nuk janë aq të lumtur nga sa duken.

Kohë më parë dy këngëtarët ishin protagonistë të një videoje ku Jay Z, i shoqëruar nga bashkëshorja Beyonce dhe motra e saj Solange, qëllohej nga kjo e fundit me shuplaka teksa ndodheshin në ashensor.

Arsyet e këtij sherri nuk u bënë asnjëherë publike, megjithatë u përfol për një tradhëti të mundshme nga ana e Jay Z.