Besnik Tahiri : Nuk ka rëndësi prejardhja, por profesionalizmi

Besnik Tahiri : Nuk ka rëndësi prejardhja, por profesionalizmi

 Besnik Tahiri : Nuk ka rëndësi prejardhja, por profesionalizmiAnëtari i Kryesisë së AAK-së, Besnik Tahiri e ka quajtur të kotë debatin për emërimet nëpër drejtori të Komunë së Prishtinës njerëz që nuk janë nga kryeqyteti.

Reagimi i plotë të Tahirit në Facebook

Debat koti!

Debati nga cili fshat e rajon është drejtori i një komune është debat plotësishtë i kot! Fokusi i diskursit publik duhet të jetë në cilësinë e shërbimeve, performancen e administratës dhe efikasitetin e komunës në raport me investime kapitale.

Në fakt janë dy çështje me rëndësi të sqarohen:

I. Qytetari voton përmes demokracisë së drejtpërdrejt për kryetarin e komunës i cili merr përgjegjësi dhe jap llogari si adresë kryesore e llogaridhënies (principal-agent theory). Pra, kryetari e ka besimin për menaxhim të burimeve njerëzore.

II. Emërtimi drejtorëve bëhet sipas Ligjit që nuk përcakton si parakusht asnjë kriter së kush duhet të jetë ‘Drejtor’. Me than më troç, kryetari e ka të drejtën të vendos në pozicionin e drejtorit cilin do kuadër që mendon se e zbaton programin e tij politik. Për më shumë tendenca për të rajonalizuar drejtorët është diskriminim, e rëndësishme është që emërimi i drejtorëve komunal të ketë synim kryesor profesionalizmin si parakusht për të drejtuar dhe menaxhuar sa më mirë me dikasterin.

Në këtë aspekt, ligji për vetëqeverisje lokale duhet me urgjencë të saktësoj kriteret për zgjedhjen e drejtorëve. Unë përmes hulumtimit të titulluar: ‘Kryetari i Komunës –përfaqësues apo dominues?’ të publikuar në nëntor, 2012 pata rekomanduar që “drejtorët e departamenteve duhet të zgjidhen nëpërmjet një procesi të hapur dhe konkurues (profesional dhe akademik) të bazuar në kritere të qarta”.

Pra është domosdoshmëri ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit në mënyrë që udhëheqësit e sektorëve të trajtohen si profesionist dhe menaxhues të departamenteve e jo si staf politik.