Besnik Berisha, 700 mijë euro pa mbulesë

Besnik Berisha, 700 mijë euro pa mbulesë

Besnik Berisha, 700 mijë euro pa mbulesëBesnik Berisha nuk ka mundur t’i arsyetojë rreth 700 mijë euro qarkullim. Është gjetur se u është shmangur edhe detyrimeve financiare ndaj shtetit.

Për këtë arsye i është dhënë një vendim nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës me të cilin konsiderohet “se paraqet rrezik të papranueshëm për sigurinë e Republikës së Kosovës”.

Berisha prej javësh është suspenduar nga pozita e drejtorit të Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ai kishte thënë se për shkak të djalit të axhës së tij, një polic i dyshuar, nuk i është lëshuar certifikata. Mirëpo arsyeja pse nuk i është lëshuar certifikata e sigurisë ka të bëjë me para.