Besart Berisha bënë histori, merr tre kartona të kuq

Besart Berisha bënë histori, merr tre kartona të kuq

Besart Berisha bënë histori, merr tre kartona të kuq Berisha ka hyrë në historinë e futbollit australian. Sulmuesi kosovar u bë i pari futbollist që ndëshkohet me karton të kuq tri herë brenda një sezoni në elitën e futbollit australian.

28 vjeçari nga Prishtina, gjatë ndeshjes ndërmjet Brisbane Roar dhe Melbourne Heart, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 50-të.

Top realizatori i klubit ndërhyri ashpër ndaj portierit të Melbourneat, Tando Velaphi, dhe u përjashtua direkt nga gjyqtari Chris Beath.

Pavarësisht përjashtimit, Brisbane arriti të shënojë dhe të fitojë 2:1 ndaj Melbourne.