Besar Nimani kundër Knezheviq për titullin IBF International

Besar Nimani kundër Knezheviq për titullin IBF International

Besar Nimani kundër Knezheviq për titullin IBF InternationalBesar Nimani do të luftojë për titullin IBF International në peshën gjysmë të mesme më 22 mars, ku për kundërshtar do të ketë serbin me pasaportë austriake Gojko (Gogi) Knezheviq, ka njoftuar Nimani për gazetën.

Dueli do të zhvillohet në Berlin të Gjermanisë, ndërsa mbrëmja do të transmetohet nga kanali i njohur sportiv “Eurosport”.

Nimani 27-vjeçar deri më tash ka zhvilluar 13 meçe në boksin profesionist dhe i ka fituar të gjitha, 11 prej tyre me nokaut. Ai në nëntor fitoi titullin IBF East/West Europe. Kundërshtari i tij Knezheviq 33-vjeçar, ka bilanc prej 23 fitoreve (12 KO), katër humbjeve e një barazimi.

Ai pjesën më të madhe të karrierës ka boksuar në kategorinë e mesme. “Kundërshtari ka përvojë më shumë se unë në ringun profesionist dhe kjo e bën atë të rrezikshëm. Mirëpo, unë do të futem maksimalisht i përgatitur dhe synoj fitoren”, ka thënë Nimani.