Berlusconi : S'dua gabime në Champions

Berlusconi : S’dua gabime në Champions

Berlusconi : S'dua gabime në ChampionsBesim i pakushtëzuar nuk do të thotë që justifikon gabimet. Kështu mendon Silvio Berlusconi. Presidenti i Milanit përkëdhel njeriun e tij, Clarence Seedorf, kaq të dashur dhe të kërkuar, por nuk fsheh mërzinë e tij dhe tashmë nuk lejon më gafa të tjera.

Humbja me Napolin nuk është kaluar lehtë nga numri një kuqezi që, sipas “La Gazzetta dello Sport”, i ka shprehur përkrahjen e tij Adriano Gallianit që nuk kishte pëlqyer disa lëvizje të trajnerit, kur jemi edhe në vigjilje të ndeshjes së Champions League kundër Atletico Madrid.

Dhe pikërisht në Champions Berlusconi kërkon një hov të krenarisë, kërkon spektakël. Seedorf kërkon, dhe do të ketë kohë për të punuar, por kujdes nga presidenti.