SilvioBerlusconiNew

Berlusconi përsëri president i Milanit

Milani ka bërë të ditur se formalisht përsëri president i klubit është Silvio Berlusconi, pas një pushimi katërvjeçar nga kjo detyrë nderi.

Manjati i mediatik ishte detyruar që të japë dorëheqje nga posti i presidentit të klubit më të trofeshëm italian, pasi ishte zgjedhur Kryeministër i Italisë në vitin 2008, duke shmanguar një konflikt të mundshëm interesi.

“Presidenti Silvio Berlusconi është rikthyer në klub. Bordi i drejtorëve, pas një takimi të mbajtur sot (e enjte), e ka emëruar atë unanimisht president të klubit”, shkruan në një komunikatë të Milanit në faqen zyrtare.

Berlusconi e shpëtoi Milanin nga falimentimi në vitin 1986 dhe miliarderi italian ka arritur që të krijojë epoka super të suksesshme të cilat bënë që klubi italian të fitojë pesë tituj të Ligës së Kampionëve.