Berlini : Dyert e BE-së të mbyllura për ata që mbështesin krimin

Berlini : Dyert e BE-së të mbyllura për ata që mbështesin krimin

Berlini : Dyert e BE-së të mbyllura për ata që mbështesin krimin Anëtari i Parlamentit gjerman, Michael Brand nga partia e e kancelares gjermane Angela Merkel, ka thënë se për Kosovën dyert drejt Evropës janë të mbyllura për ata që mbështesin korrupsionin dhe krimin. Ai ka folur edhe për kryeministrin në detyrë Hashim Thaçi dhe rrethin e tij për veprime të paligjshme.

Brand ka thënë në fjalën e tij para Bundestagut gjerman se pozicioni gjerman është i qartë si loti: dera për në Evropë është e mbyllur për ata që qëndrojnë prapa krimit dhe korrupsionit. Deklarata e deputetit gjerman, ka nxitur reagimin e partive opozitare.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa përmes një postimi në Facebook, tha se qytetarët e Kosovës e dinë këtë realitet dhe vuajnë rëndë nga kjo qasje e qeverisë.

Ndërsa lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se deklarata e deputetit gjerman duhet të jetë tregues i qartë se Qeveria e Kosovës duhet të ikë nga pushteti. Haradinaj ka vlerësuar se Kosova ka nevojë jetike për një shtet dhe komb mik siç është Gjermania, ndërsa ka theksuar se me qeverisjen e deritashme Kosovës edhe më tej do t’i mbyllen dyert nga ky vend aleat që ka bërë kaq shumë për vendin tonë.