largea_sala-gjimnazi1353588557

Berisha: Shqiptarë kudo jetojmë, të bëjmë realitet ëndrrën e bashkimit kombëtar

50-vjetori i krijimit të gjimnazit në Tiranë “Ismail Qemali” mblodhi në një ceremoni shumë figura të nderuara mësuesish, akademikësh, si dhe kryeministrin Sali Berisha.

Duke uruar nxënësit për sukseset dhe mbajtjen lart e më lart të emrit të gjimnazit ku studiojnë, Berisha tha se mbeti i impresionuar nga hartat e vizituara në korridoret e shkollës.

“Mbeta i impresionuar nga muret e korridorit ku ishin hartat ku nuk kishit harruar asnjë nga trojet shqiptare, ky 100 vjetor i pavarësisë është një kujtesë për gjithë shqiptarët se trojet e tyre etnike duhet të jenë etnike në ndërgjegjen e cdo shqiptari, liria e tyre e shqiptarëve në Maqedoni, Mal i zi, Serbi është sakrificë e cdo shqiptari”.
Sipas Berishës, ëndrrra e bashkimit kombëtar të shqiptarëve duhet të realizohet në Europë.
“Kudo që jetojnë ne do bëjmë gjithçka të bashkohemi njëri me tjetrin dhe të realizojmë në Europë ëndrrën më të bukur, ëndrrën bashkimit kombëtar”.

Berisha tha se në këtë 50-vjetor të shkollës “Ismail Qemali”, gjeti gjimnazin më modern për laboratorët, standardet e mësimdhënies, etj duke shtuar se qeveria nuk do të ndalë investimet.

“Jam i bindur se burri që 100 vjet më parë rendte në Europë me guxim e vizion për pamvarësimin e Shqipërisë, jam i sigurt se po të ishte midis nesh këtu do të ndjehej krenar me secilin nga ismailsat këtu”.