Berisha Ramës: Mos provoko me Enver Hoxhën

Berisha Ramës: Mos provoko me Enver Hoxhën

Berisha Ramës: Mos provoko me Enver HoxhënQeveria në detyrë e Sali Berishës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave. Kryeministri i larguar Berisha foli për konferencën dyditore të Partisë Socialiste, të cilën e cilësoi si një dramë me dy akte.

Berisha komentoi edhe propozimin e arkitektëve për shndërrimin e piramidës në qendër studimi, kurse nga jashtë në një zonë ku fëmijët mund të luajnë. “Konferenca dy ditore ishte një dramë me dy akte. Akti i parë, ishte dita e arkitektëve të miliarderëve të PS-së dhe disa arkitekteve tanë nga Europa që janë bërë milionerë këtu në Tiranë më ndihmën e Ramës.

Dita e parë e dramës u karakterizua nga fakti se Rama u dëshmoi shqiptarëve se preokupimin e tij më madhor, ishte si të shtinte në dorë të gjithë territorin e vendit. Pjesa më tragjike ishte pasioni dhe adhurimi i tij për Enver Hoxhën. Për shqiptarët ai është Hitler, shqiptarët janë të gatshëm të reagojnë ndaj çdo provokimi. Pra në aktin e parë të dramës, çështja më kryesore ishte se si do ta “stolisim” piramidën, ku nga jashtë do jenë fëmijë që do të këndojnë, “Xhaxhi Enver, xhaxhi Enver, e ke gojën me sheqer…”

“Ky ishte preokupimi i shqiptarëve për rrogat, pensionet, shqetësimet e tyre! Ishte piramida ku fëmijët duhet të shkasin nën tingujt e kësaj muzike dhe vila e tij ku duhet të falen krerët socialistë. Sidoqoftë, rikthimi në qëndrimet e vitit 1998, tregon se atij nuk i është pakësuar adhurimi për Hoxhën. Mos i provoko shqiptarët me Hoxhën, se do përballesh me zemërimin e tyre më të fuqishëm. Ai është një gjakësor që ka ekzekutuar mijëra e mijëra shqiptarë, ishte një armik i botës së lirë dhe vlerave të saj. Nuk mundet që për adhurimin patologjik që ke për të t’ia imponosh shoqërisë shqiptare”, komentoi kryeministri në detyrë.

Berisha paralajmëroi se, “ekipi më pa dije, më injorantë” do të zhysë vendin në recension.  Akti i dyte paralajmëroi se do të zhysë shqiptarët në recension dhe ky është oguri më i zi. I bëj thirrje administratës të vijojë me konsekuencë punën në mënyrë që të ruhet stabiliteti ekonomik”, u shpreh Berisha.