Berisha pritet të qëndrojë te Kalmari

Berisha pritet të qëndrojë te Kalmari

Berisha pritet të qëndrojë te KalmariPortieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, është shprehur i gatshëm të qëndrojë te klubi suedez, Kalmar.

Ish-portieri i 2 Korrikut, i cili më herët kishte paralajmëruar largimin nga Kalmari, ka konfirmuar se do të vazhdojë ta ruajë portën e kësaj skuadre të paktën deri në verë.

“Unë dua të luaj këtë edicion në Kalmar. Agjenti im ka folur me disa ekipe të interesuara për mua nga Italia, por deri më tani nuk ka asnjë ofertë konkrete”, ka thënë Berisha për mediat suedeze. “Edicionin e kaluar kemi përfunduar në vendin e dhjetë dhe për këtë nuk jam i kënaqur as unë dhe as ekipi. E kam ndërmend ta bëj një edicion të mirë me Kalmarin”, ka shtuar tutje Berisha.