11040

Berisha në Tropojë sulmon Ramën: Ky Don Kishot!

Kryeministri, Sali Berisha zhvilloi sot një vizitë në vendlindjen e tij, Tropojë ndërkohë që prej ditësh posterat në mbarë rrugët e qytetit verior janë mbushur me mbishkrimin “Mireserdhe bir i Tropojës”.

Ndalesat e kryeministrit ishin ne Tropoje e Has te Kukesit, ku kryeministri Sali Berisha ka bërë akuza të njëpasnjëshme ndaj kundërshtarit politik, Edi Rama, gjatë takimeve që pati më banorë të zonës.

Në Has, kreu i qeverisë ironizoi librin e Ramës e cilësoi në deklaratat e bëra sot autorin e librit ‘Kurbani’ Edi Ramen, si një Don Kishot, pasardhës së Haxhi Qamilit e madje mbetje historike.
Më tej Berisha tha se Rama humbi Tiranën dhe ishin qytetarët e kryeqytetit që e nxorrën në pension politik, ndërsa kohët e fundit shkruan libra tha kryeministri. “Ai po shkruan këto kohë memorien e tij e cila nis që nga dhunimi i Moisiut. Kryesocialisti po ndikohet nga shkrimet e Ben Blushit”.

Gjatë takimin në Tropojë Kryeministri Berisha i ka bërë sërish ftesë opozitës që të heqë dorë nga praktika e bllokimit dhe të bashkëpunojë për reformat.

Nga Tropoja ku inaguroi aksin rrugor Bajram Curri-Ragam Kam, Tropojë, kreu i qeverisë sulmoi kreun e opozitës Edi Rama se po përpiqet të bllokojë reformat e rëndësishme për vendin.

“Rama u dënua nga qytetarët e Tiranës dhe po përpiqet të bllokojë shqiptarët. Eshtë më mirë të ulemi të miratojmë ligjet sesa të shkruajmë vepra” është shprehur kryeministri ndërsa ka paralajmëruar se të gjithë ata të cilët do të përpiqen të bllokojnë do të marrin përgjigjen e merituar.

Gjithashtu Berisha ka premtuar se të gjitha rrugët e Shqipërisë do të asfaltohen ndërsa duke iu referuar Tropojës theksoi se në këtë rreth qeveria shqiptare ka investuar 120 miliard lekë për infrastrukturën, ujësjellësa, shkolla dhe kanalizime.

Investimet

Në orën 10:00, kreu i qeverisë përuroi një rrugë në Komunën Bytyç, rruga Bajram Curri – Has, segmenti Rragam-Kam, Tropojë, me vlerë 811 milionë lekë , gjatësi 31.4 m dhe gjerësi 5.5 m.
Në Tropojë janë investuar gjatë këtyre viteve 120 miliardë lekë ose dhjetra herë më shumë se socialistët.
Me këto investime janë ndërtuar: 27 rrugë dhe 5 ura, 13 Ujesjellesa dhe Kanalizime, 13 shkolla, 12 ambulanca dhe qendra shëndetësore. Në bujqësi, subvencionet në pemëtari, jane 40 milionë lekë në krahasim me 1.7 milionë të socialistëve.
Janë investuar 60 milionë euro në rehabilitimin e HEC- ve dhe kontraktuar ndërtimet e 5 Hec-ve të rinj.
Investimet në Zbatim në Tropojë janë:
• Rikonstruksioni i rrugëve Fierzë – Lekbibaj, Shoshan – Dragobi – Valbone, Llugaj – Sopot.
• Pallati ri Sportit dhe Shkolla 9 vjecare në Bajram Curri,
• Ujësjellësat në Shoshan, Margegaj, Kocanaj, Paqe, Fushë lumi.
• Pritet të fillojë puna edhe në segmente Sopot – Kernajë dhe Tropojë – Bucaj
Në Komunën Golaj, kryeministri Berisha do të përurojë rikonstruksionin e rrugës Kam –Kryqëzimi Golaj, me vlerë 754 milionë lekë, gjatësië 19.3 km dhe gjerësi 4 m. Përfitues të kësaj rruge janë rreth 8.500 banorë
Ndërkohë në Qarkun e Kukësit, Tropojës dhe Hasit në këto vite janë kryer mbi 420 milionë euro investime, janë ndërtuar 330 km rrugë nga te cilat: 210 km janë rrugë kombëtare, 80 km rrugë rajonale nga FSHZH, 40 km rrugë lokale. Janë ndërtua 41 shkolla, 50 qendra shëndetësore, 33 Ujesjellës-Kanalizime.
160 milionë lekë është subvencioni i fermerëve ose 430 ha në arra, bajame, lajthi, dru frutor. 410 milion lekë janë investuar në bujqësi në total në ujitje, kullim e mbështetje për fermerët.
Janë investuar 80 milionë euro në rehabilitimin e HEC- ve dhe industrinë minerare.

Vizitat në Tropojë

Hera e fundit që kreu i qeverisë udhëtoi drejt Tropojës ishte pikërisht me 16 qershor të vitit 2009, në kohë fushate elektorale dhe vajtja e tij atje mbushte vakumin e 12 viteve mungesë. Ndryshe nga çdo fjalim tjetër elektoral, Berisha u kërkoi aso kohe tropojanëve që ta shihnin atë si njërin prej tyre, megjithese kishte munguar prej 12 vjetësh në vendin e tij të lindjes. E quajti vendin më të dashur mbi tokë, por pa dashur të japë asnjë shpjegim para bashkëpatriotëve të tij për mungesën e gjatë në vendlindje. “Jam sot midis jush, para së gjithash për të shprehur krenarinë time të madhe, krenarinë time të pakufishme për ju dhe se jam njeri prej jush. Sikundër dua t’iu siguroj ju, se kudo që unë ndodhem, në Tiranë apo në metropolet e Evropës dhe të botës, në çdo vend, në çdo takim, mendja ime çdo ditë vjen tek ju. Vjen këtu në Malësinë e Gjakovës, vjen në këtë vend më të dashurin për mua mbi këtë dhe”, deklaroi Berisha. Gjatë atij mitingu kryeministri nuk la pa përmendur vitin 1997, vit që shënoi edhe ndarjen e tij të përkohshme fizike me Tropojën. Por gjatë fjalimit të tij në qendër të qytetit që mban emrin e heroit kombëtar, Berisha la të kuptohet se ishin arsyet politike ato që krijuan vite mungesë me vëllezërit tropojanë. “Për mua dhe për ju 97-a është periudha më e dhimbshme në tërë historinë e Tropojës, sepse është me një urrejtje primitive ndaj kontributit tuaj, bandat u veshën me pushtet dhe ekzekutuan djemtë e Tropojës”, u shprehur Berisha.

  • sami

    o zoteri berisha une po frikohemi per shqiperine per vajzat e shqiperise qe po martohen me qetnik te serbise dhe po pjellin shkje qetnike rregulloe maspari me ate agjencijon nga shkodra qe po ban ndermjetsimin e serbve te qoroditun dhe me vajza shqiptare kjo ashte periudha mae poshter e shqiperise

  • sami

    pinoqe ish gjeneral dhe udhheqes i kilit ika pushkatuar per nji nata e sht 30000 persona nga kili,, kur ekan pyt psei zoteri i pushkatove aj tha se kancerin nese e operon me kohe athere pshtove qashtu edhe me ata persona qe organizojn sjelljen e serbve ne shkoder per martesa me shqiptare ata qetnik pa asnji dhom ne goje emerr vajzen nga shqiperija per mej pjell serbijan qetnik ,,,,kjo duet te ndalet sama shpejt o mutat e shqiperise o kamikaza te flliqte ndalon esama shpejt kete dukuri mosu martoni me sllaven