Berisha: Më ka hipur një energji e paparë për t’i rikthyer në opozitë

Berisha: Më ka hipur një energji e paparë për t’i rikthyer në opozitë

Berisha: Më ka hipur një energji e paparë për t’i rikthyer në opozitëNë një publikim që bëri para pak minutash në rrjetin social Facebook, z.Berisha, thotë se “që nga dita që u mor vesh humbja në mënyrë të çuditshme ndjej në veten time një forcë, një energji që unë kurrë nuk e kam ndjerë ndonjëherë për të bërë gjithçka që këta që erdhën në pushtet t’i bëjmë prapë opozitë që në sekondat e para të mandatit tjetër”.

Këtë pohim z.Berisha e bëri duke cituar fjalët e një djali të ri, Sebastian Dema i cili i shkruante: “Unë jam shumë i ri dhe që nga viti 2005 nuk isha mësuar me humbjen e partisë me të cilën jam lidhur.

Por dua të të them të vërtetën, nuk e di se si, por që nga dita që u mor vesh humbja në mënyrë të çuditshme ndjej në veten time një forcë, një energji që unë kurrë nuk e kam ndjerë ndonjëherë për të bërë gjithçka që këta që erdhën në pushtet t’i bëjmë prapë opozitë që në sekondat e para të mandatit tjetër, Sebastian Dema”.

E në vijim të kësaj, z.Berisha shkruan: “Pra duke lexuar fjalët e Sebastianit, sot për ne demokratët nuk mund të ketë koment tjetër veçse: Të gjithë jemi Sebastian! Përpara!”.