Berisha bën bilancin e Ramës si kryeministër

Berisha bën bilancin e Ramës si kryeministër

Berisha bën bilancin e Ramës si kryeministërNë një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, kryeministri në detyrë, Sali Berisha, ka bërë një analizë të mbylljes së një muaji nga koha që kryesocialisti Edi Rama ngriti zyrën e tij të kryeministrit të zgjedhur në seline e Partisë Socialiste, quajtur sipas tij selia mavi.

Revansh, urrejtje dhe mashtrim e ka quajtur kryeministri Sali Berisha muajin e parë të “Piktorit të dështuar Kryeministër”. Berisha e ka akuzuar akuzon Ramën se një muaj pas zgjedhjeve të 23 Qershorit ka mohuar premtimet e tij, ka mashtruar qytetarët dhe ka nisur një revansh antikushtetues ndaj institucioneve dhe administratës publike.

“Revansh, urrejtje dhe mashtrim muaji i parë i piktorit të dështuar Kryeministër!

Të dashur miq, kaloi mbi një muaj nga dita që piktori i dështuar Edi Rama ngriti zyrën e tij të kryeministrit të zgjedhur në selinë mavi.

Veprimtaria një mujore e kryeministrit të zgjedhur mund të përmblidhet në sa vijon:
1- Mohim i premtimeve anti-globaliste me të cilat mori votën.
2 – Revansh anti-kushtetues shpallja e vetes kryeministër i zgjedhur dhe deklarimi i qeverisë së vendit si qeveri kujdestare apo qeveri në detyrë dhe mandat 4.3 vjet për vete.
3- Revansh anti-kushtetues ndaj institucioneve kushtetuese, Presidencës, Prokurorisë, KLD-së, pushtetit gjyqësor.
4- Revansh anti-shtet ndaj administratës publike. Hapja e tenderit për fshesën në administratën publike dhe vendosja si kryefshesare e kushurirës Koleka.
5- Paraqitja e një kabineti shumë më të madh në portofole se sa vende, 20 apo 30 herë më të mëdha se Shqipëria.
6- Përpjekje për të bllokuar me çdo kusht transparencën e mandateve të drogës dhe krimit.

Ky është ndryshim por jo ai për të cilin votuan shqiptarët, por ai që solli piktori i dështuar në muajin e tij të parë. Përpara kundër revanshit dhe mashtrimit!! Sb”.