Berisha bëhet mollë sherri midis klubeve italiane

Berisha bëhet mollë sherri midis klubeve italiane

Berisha bëhet mollë sherri midis klubeve italianePritej që mbrëmjen e dy ditëve më parë portieri i skuadrës tonë kombëtare Etrit Berisha të firmoste një kontratë katërvjeçare me Lacion në Serinë A italiane, por marrëveshja midis klubit italian dhe atij suedez Kalmar dështoi në momentin final, për shkak të hyrjes në lojë të Kievos, por edhe paqëndrueshmërisë së palëve për të gjetur një gjuhë mirëkuptimi.

Në fakt kartoni i sportistit kushton vetëm 300 mijë euro, që do të shkojnë në arkat e klubit suedez, por as këtu palët nuk ranë dakord dhe me sa kuptohet diskutimi është lënë për ditët që vijnë.

Nëse nuk arrihet gjë marrëveshje brenda muajit gusht atëherë kjo çështje mund të hapet për diskutim vetëm në merkaton e janarit, atëherë kur Etrit Berisha mund të largohet nga Kalmari me parametra zero, pasi i mbaron kontrata me klubin suedez.

Bisedimet

Skuadra italiane Lacio dhe ajo suedeze Kalmar nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për transferimin e Etrit Berishës në ‘Olimpico’, gjatë kësaj vere. Portieri kosovar dhe drejtori sportiv i Kalmarit, Svante Samuelsson, të mërkurën kanë qëndruar në Romë, ku kanë biseduar deri vonë me drejtuesit e ekipit italian, por pa arritur marrëveshje. Ndërkohë, Berisha do të rikthehet në Suedi, derisa do të pres finalizimin e marrëveshjes ndërmjet Lacios dhe Kalmarit. “Etrit do të shkoj në shtëpi këtë mëngjes. Diskutimet me Lacion do të vazhdojnë në ditët e ardhshme, por asgjë nuk është ende e qartë”, ka thënë drejtori sportiv i Kalmarit, Svante Samuelsson për uebfaqen suedeze Barometri.se. Afati kalimtar i verës mbyllet me 2 shtator, derisa Kalmar duhet të arrij një marrëveshje me Lacion, pasi Berisha në dimër mund të ik pas asnjë centë. Ndërkohë, Berisha veç ka arritur marrëveshje me ekipin nga Serie A, dhe vetëm po pretë akordin mes Kalmarit e Lacios për ta nënshkruar kontratën.

Gardiani bëhet mollë sherri mes Lacios e Kievos

Portieri Etrit Berisha shndërrohet në mollë sherri mes Lacios dhe Kievos. Dy klubet e Serisë A që pretendojnë shërbimet e 25-vjeçarit mund ta gjejnë zgjidhjen vetëm në FIFA, pasi veronezët kanë depozituar në Federatën Italiane të Futbollit një kontratë të nënshkruar muaj më parë, por që lojtari dhe menaxheri i tij e konsiderojnë të pavlerë juridikisht. Berisha dhe drejtori sportiv i Kalmarit Svante Samuelsson, kanë patur një takimin në Romë me drejtuesit më të lartë lacialë, presidentin Lotito dhe drejtorin sportive Igli Tare, me të cilët ka rënë dakord që në arkat e skuadrës suedeze të shkojnë 300 mijë euro, ndërsa futbollisti të transferohet menjëherë te Lacio. Zyrtarizimi mbetet çështje ditësh, pasi më parë drejtuesit e Lacios kërkojnë të sigurohen që nuk do të kenë asnjë penalitet nëse nënshkruajnë me futbollistin, ndërkohë që Kievo pretendon se ia kanë marrë firmën Berishës që në muajin maj. Që nga kjo e premte portieri i kombëtares kuqezi do të zotërojë edhe pasaportën suedeze, çka e bën atë automatikisht futbollist komunitar, kushti që Lacio i kishte vendosur për blerjen e tij.